Home Lajme KOSOVË NJË I VRARË E TRE TË PLAGOSUR NGA TË SHTËNAT NË PRIZREN

Rreth orës 20:30 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se tek rrethi i “Bazhderhanës” ka ndodhur një incident i rëndë i cili ka lënë të vdekur një mashkull ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre me rrezik për jetën.

“Nga të plagosurit njëri është kalimtar i rastit ndërsa i vrari dhe dy të plagosurit tjerë ishin cak i sulmuesve që tash për tash ndodhën në arrati, por të njohur për policinë”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.

Në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit kanë dalë eprorë të lartë të Drejtorisë rajonale dhe kryeprokurori i prokurorisë themelore.

Në kërkim të të dyshuarve janë bastisur dy shtëpi por nuk janë gjetur ata, ndërsa, sipas policisë, “motivi i këtij incidenti dyshohet të jetë zhvatja”.

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...