Home Lajme Një qytetar nga Prizreni mashtrohet kinse ka fituar dhuratë, në këmbim ka...

Në Policinë e Prizrenit një qytetar është ankuar se ka rënë pre e mashtrimeve përmes mesazheve elektronike dhe pas kësaj deklarate, Policia e Kosovës ka filluar hetimet për këtë rast.

“Viktima pasi kishte pranuar një mesazh se ka fituar një dhuratë dhe në kundërvlere të kësaj dhurata, i njëjti kishte paguar rreth 20.000 (njëzet mijë euro), e ka parë së tashmë është mashtruar dhe ka kërkuar ndihmë e policisë. Viktima këto para i kishte paguar përmes transaksioneve bankare nga data 20 shkurt 2021 deri më tani, duke mos e ditur se është mashtruar”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

Policia në Prizren në konsultim me prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për rastin e mashtrimit.

“Drejtoria e policisë në Prizren, apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos pranojnë asnjë mesazh të dyshimtë përmes rrjeteve elektronike, apo mesazheve telefonike, pasi të dyshimtit duke i mashtruar viktimat se kinse kanë fituar dhuratë, po arrijnë që të përfitojnë duke i mashtruar qytetarët”, thuhet në njoftim.