Home Lajme KOSOVË Njësia Speciale i kap hajnat në Prizren, po kryenin grabitje, ishin me...

Policia në Prizren ka pranuar mbrëmë një informacion se rreth orës 23:30 minuta në një depo të materialit ndërtimor, 4 persona të maskuar dhe me armë të gjatë janë duke kryer grabitje.Patrullat e policisë së bashku më Njësinë Speciale u janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe të dyshimtët sapo kanë vërejtur lëvizjet e policisë kanë filluar të iknin nga vendi i ngjarjes.Policia, duke reaguar me efikasitet dhe shkathtësi profesionale ka filluar ndjekjen e personave të dyshimtë dhe të rrezikshëm pasi ishin të pajisur më armë të gjata.Gjatë ndjekjes në këmbë nëpër fushë në afërsi të rrugës transite, policia ka arritur të ndalonte dy nga të dyshimtët, të cilët ishin kishin dorëza, maska që mbulonin fytyrat për të mos u ditur identiteti, një lev hekuri që e kanë përdorur për të hapur me forcë dyert e depos, bateri elektrike sie dhe rreth 495 euro që dyshohet se janë grabitur.Me ketë rast janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshimtë:XH.V. i lindur në vitin 1977 me pseudonimin kriminal “VRANJEVCI” dheF.E. i lindur në vitin 1982 me pseudonimin kriminal “LLAPQINA”.Rasti është duke u trajtuar nga Njësiti i hetimeve në Prizren dhe për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orësh për dy personat e dyshimtë.