Home Lajme KOSOVË Njoftim nga Hidroregjioni Jugor për qytetarët e Malishevës

Konsumatorë të nderuar, KRU” Hidroregjioni Jugor” Njësia e Malishevës ju njofton se, me datën 15.09.2021 prej orës 08:00 deri në ora 18:00 do të ketë ndërprerje me furnizim të ujit për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin “ Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit fi 160 mm rr. Ibrahim Mazreku në Malishevë” .
Pa furnizim të ujit do të jenë konsumatorët në këto zona:

– Rr. Ibrahim Mazreku, Lokalet dhe amviserit
– Rr. Hamdi Berisha lokalet, institucionet dhe amvisërit
– Rr. Pavarësia, bizneset dhe amvisëria
– Rr. Ilaz Agushi, amviseria si dhe konsumatorët e amvisërisë në Pallankë.

Me rastin e përfundimit të punimeve, në orën 18:00 do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes