Home Lajme NJOFTIM PËR HAPJEN E SHQYRTIMIT PUBLIK

Projekt dokumenti – Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028Komuna e Prizrenit fton qytetarët, sektorin publik dhe privat, ekspertët, dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në procesin e Shqyrtimit Publik të Projekt dokumentit – Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028.Shqyrtimi publik Projekt dokumenti – Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028 do të zhvillohet nga data 23 dhjetor 2020 deri më 28 janar 2021, çdo ditë pune nga ora 13:30 deri ne orën 15:30, në ndërtesën e Komunës së Prizrenit në Katin I-rë dhe në në ueb faqen zyrtare te Komunës së Prizrenit https://kk.rks-gov.net/prizren/urbanizem/hartat-zonale/Kundërshtimet, komentet apo sugjerimet ne Projekt dokumentin – Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028 mund të paraqiten në formë të shkruar gjatë periudhës së shqyrtimit publik deri më 28 janar 2021 dhe i adresohen Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërtesa e komunës, kati I-rë, ose në emailin zyrtar: beni.kizolli@rks-gov.net.Materiali në kopje fizike dhe sqarimet nga stafi do të zhvillohen në Ndërtesën e Komunës së Prizrenit, në katin e I-rë, ndërsa kundërshtimet, komentet, sugjerimet dhe propozimet mund të shkruhen në librin e prezentuar në periudhën dhe orarin ditor të përcaktuar sipas këtij njoftimi.Draft-dokumenti i Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit 2020-2028 ka kaluar të gjitha fazat e paraparë me ligjet në fuqi deri në fazën e shqyrtimit publik dhe paraqet rezultatin e një pune të përbashkët të profesionistëve të fushave të ndryshme dhe përfaqësueseve nga sektorët relevantë të Komunës së Prizrenit dhe Qeverisë së Kosovës.Gjatë periudhës së shqyrtimit publik, do të organizohet takime me profesionistët, grupet e interesit, përfaqësuesit e institucioneve etj.Prezantimet publike të draft-dokumentit – Harta Zonale 2020-2028 do të mbahen sipas rregullave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, me aktivitet e prezantuara si në vijim:Qëllimi i organizimit të shqyrtimit publik, si pjesë e procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës, është që të pranohet dhe vlerësohen komentet të cilat shërbejnë për ngritjen e cilësisë së dokumentit, para dorëzimit të tij për miratimin përfundimtarë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe në Kuvendin e Komunës.Draft-dokumenti i Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit 2020-2028 dhe Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit (VSM) është i publikuar në UEB –FAQEN: https://kk.rks-gov.net/prizren/urbanizem/hartat-zonale/ si dhe është e publikuar në korridorin e Katit I-të në ndërtesën e Komunës.Njoftimi për Shqyrtim Publik vendoset në mjetet të informimit dhe në Web –faqen e Komunës së Prizrenit.