Home Lajme Njoftim për vaksinat kundër gripit sezonal

Me qëllim të parandalimit të gripit sezonal, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, nga data 1 dhjetor 2020 (e martë), do të fillojë imunizimin e kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal. Imunizimit nga kjo sëmundje do t’i nënshtrohen personat me sëmundje kronike, personat në moshë të shtyer dhe personat e tjerë me rrezikshmëri të lartë për infeksion. Tanimë janë shpërndarë gjithsej 6500 vaksina në të gjitha njësitë e vaksinimit të QMF-ve, për t’i ofruar këtë shërbim çdo personi që ka nevojë.Vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.