Home Lajme KOSOVË Nuk e respektoi urdhrin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren që kishte...

Sot në orët e hershme të mëngjesit, një njësi policore e cila po vepronte në autostradë ka vërejtur një automjet Golf VI, pa targa regjistrimi. Policia ka tentuar ta ndaloi automjetin ndërsa drejtuesi nuk ka përfillur urdhrin e zyrtarit policor për ndalim dhe është larguar me shpejtësi, raporton IndeksOnline.

“Njësia policore kërkoi nga njësitë tjera të policisë në teren dhe i informoi për këtë veprim. I dyshimti kishte marrë drejtimin e rrugës Prizren-Dragash, ku gjithashtu nuk ju ndalua patrullës policore e cila kishte ngritur pikë kontrolli. Duke u larguar u kthye sërish në drejtim të Prizrenit, më një shpejtësi duke rrezikuar veten dhe të tjerët”, thuhet në njoftimin e policisë.


Njësitë policore filluan ndjekjen e tij dhe i dyshimti V.S., i lindur në vitin 1996, u ndalua në rrugën ”Mursel Osmanaj” në Prizren, ku kishte provuar të largohej duke e braktisur automjetin dhe të ikte nga organet e policisë.


Policët duke qenë të vendosur arritën ta ndalojnë të dyshimtin, i cili rezultojë edhe me tri raste flet-arresti për të cilat ishte i dënuar nga Gjykata në Prizren, me shumë se 10 muaj burgim efektiv.

“Në verifikimet e sistemit informativ të policisë i dyshimti rezulton si shpërndarës i narkotikëve dhe i dyshuar edhe për raste të shumë veprave penale të vjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Në lidhje më këtë rast u informua Prokurori i Shtetit i cili urdhëroi ndalimin, ndërsa automjeti “Golf VI” u sekuestrua. Pas intervistës nga hetuesit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren.