Home Lajme KOSOVË Numërohen 99% të votave në Prishtinë, LVV me 64% lë shumë prapa...

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë tashmë janë numëruar mbi 99 përqind të votave.

Nga rezultatet e publikuara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm.

Partia e Albin Kurtit ka 64.13 përqind apo 62 mijë e 289 vota. Pas LVV-së, e dyta është LDK me 17.15 përqind apo 16 mijë e 654 vota.

Vendin e tretë e ka PDK me 11.99 përqind apo 11 mijë e 643 vota.