Home Lajme BOTË OBAMA LETËR SISIT: FORCIMI I MARDHËNIEVE NË INTERES TË DY VENDEVE

Presidenti amerikan, Barack Obama në letrën e tij dërguar Presidentit egjiptian, Abdulfettah es-Sisi ka theksuar se forcimi i marrëdhënieve me Egjiptin në nteresat e përbashkëta e të dy vendeve janë të rëndësishme kundër kërcënimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i presidencës egjiptiane, Ala Jusuf në një deklaratë me shkrim ka thënë se Presidenti amerikan, Barack Obama, në një letër të dërguar përmes Sekretarit të shtetit, John Kerry kanë theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dhe se ato janë në interes të dy vendeve kundër kërcënimeve.

Obama duke vënë në dukje se vendi i tij është i gatshëm të kontribojë për realizimin e stabilizimit dhe suksesit në rajon dhe në Egjipt ai ka shprehur se “Shpresoj që dialogu Strategjik SHBA-Egjipt të thellojë marrëdhëniet në të gjitha fushat mes dy vendeve dhe të sigurojë zhvillimin gjithëpërfshirës që Egjipti kërkon”.

Ndërsa Presidenti egjiptian i ardhur me anë të grushtit të shtetit në këtë post, Sisi ka shprehur mirënjohjen për letrën e Presidentit Obama dhe ka theksuar se Egjipti është ambicioz në zhvillimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA në interes të të dy vendeve.

KULTURË

0 2433

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...