Home Lajme BOTË OBAMA NË KUBË: ËSHTË BUKUR TË JESH KËTU

HAVANA (AA) – Presidenti amerikan Barack Obama pas arritjes në Kubë deklaroi se kjo është një vizitë dhe mundësi historike, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti amerikan gjatë vizitës që i bëri Ambasadës amerikane në Havanë lavdëroi personelin duke shtuar se ata për çdo ditë e më tepër afrojnë SHBA-të dhe Kubën.

“Kjo është një vizitë dhe mundësi historike. Është bukur të jesh këtu”, tha Obama gjatë adresimit para personelit diplomatik në Ambasadën amerikane e cila u rihap në gusht të vitit të kaluar.

“Presidenti Koolidge në vitin 1928 erdhi këtu me anije luftarake për çka i janë nevojitur tre ditë. Mua më janë nevojitur vetëm tre orë”, tha Obama i cili njëherësh është preidenti i parë që viziton Havanën zyrtare në 88 vitet e fundit.

Pas kësaj, Obama bashkë me gruan e tij Michelle dhe dy vajzat Sasha dhe Malia shëtiti pjesën e vjetër të Havanës, ndërkohë që vizita e tij paraqet një kapitull të ri në marrëdheniet mes të dy vendeve pas ftohjes shumë dekadashe të raporteve.

Presidenti amerikan sot do të zhvillojë një takim me homologun e tij kubanez Raul Castro dhe do të marrë pjesë në eventin e afaristëve amerikanë dhe kubanezë.

KULTURË

0 2792

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...