Home Lajme BOTË Obama për ngjarjet e 1915, do të bëjë thirrje për pranimin e...

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Bernadette Meehan, njoftoi se presidenti amerikan, Barak Obama në deklaratën e tij që do të bëjë më 24 prill në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 dhe pretendimet nga armenët, theksoi se ai do të bëjë thirrje për pranimin e termave të vërteta dhe në mënyrë të plotë, të saktë, miqësore dhe të drejtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Meehan, theksoi se shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Denis McDonough dhe Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Ben Rhodes për të diskutuar për përkujtimin e 100 përvjetorit të ngjarjeve të vitit 1915, janë takuar në Shtëpinë e Bardhë me organizatat e diasporës armene në SHBA, si me Këshillin Armen të Amerikës dhe Komitetin Kombëtar Armen i Amerikës (ANCA).

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë ka vlerësuar gjithashtu se: “McDonough dhe Rhodes duke kujtuar lidhjet e thella mes të popullit amerikan dhe atij armen, ata kanë diskutuar rëndësinë e 24 prillit për të nderuar 1.5 milionë jetët e humbura dhe në emër të drejtësisë për komunitetin e armeno-amerikanëve ata folën edhe për parimet e vetëmbrojtjes. SHBA duke besuar se ajo ditë është në interesat e të gjitha palëve, është theksuar se do të përdoret me qëllim për të bërë thirrje për pranimin e termave të vërteta në mënyrë të plotë, të saktë, miqësore dhe të drejtë”.

Meehan, gjithashtu ka rikujtuar se McDonough dhe Rhodes dëshirojnë nga presidenti amerikan, Barak Obama, Sekretari i Thesarit, Jacob Lew që të udhëheqin delegacionin e SHBA-së që do të ndodhet më 24 prill në Armeni.

Ndërsa në një deklaratë me shkrim nga ANCA është theksuar se: “Në takim McDonough dhe Rhodes kanë konfirmuar se Obama në deklaratën e tij më 24 prill nuk do të bëjë përcaktimin “gjenocid”.

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...