Home Lajme KOSOVË Opozita lëshon mbledhjen e kryesisë, shkak debati për rrymën

Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës e kanë lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit me arsyetimin se në rendin e ditës nuk është vendosur të flitet për shtrenjtimin e rrymës.

Donika Kada nga AAK-ja ka thënë se e kanë lëshuar mbledhjen për shkak se në seancën e ardhshme nuk është caktuar që në pik të rendit të ditës të diskutohet shtrenjtimi i rrymës, raporton Indeksonline.

“E kemi lëshuar mbledhjen sepse nuk është caktuar pikë e rendit të ditës debati për çmimin e energjisë elektrike”.
Ndërsa Glauk Konjufca, kryetar i grupit parlamentar të VV-së ka thënë se mos vendosja në rendin e ditës për problemin e energjisë elektrike dëshmon se pozita nuk është e interesuar për problemet e qytetarëve.

“Kjo tregon se ata nuk janë duke e përjetuar vet, sepse i kanë bërë milionat, ata janë për rritje të çmimit të energjisë elektrike”, ka thënë Konjufca.

“Me vet faktin që pushteti nuk pranojë që peticioni të radhitet në seancën e ardhshme, tregon për ndjeshmërinë e vogël që këto parti kanë për qytetarin”, ka shtuar Konjufca.

KULTURË

0 2775

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...