Home Lajme BOTË Organizata muslimane arsimore në SHBA reagojnë ndaj Trump-it

Katër organizata edukative muslimane në SHBA kanë refuzuar ndihmën shtetërore për qëllime të “luftës kundër ekstremizmit”, për shkak të “shprehjeve dhe politikave anti-islame” të presidentit Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatat edukative islame të cilat janë kundër shprehjeve dhe politikave të Trump, kanë filluar të refuzojnë donacionet për qëllime të luftës kundër ekstremizmit për shkollat muslimane që janë dhënë nga fondet federale mbështetëse të Shtëpisë së Bardhë prej periudhës së ish-presidentit Barack Obama.

Shkolla private islame për studime postdiplomike Bayan Claremont ka refuzuar ndihmën prej 800 mijë dollarëve dhe kështu numri i organizatave edukative islame që kanë refuzuar këtë ndihmë është rritur në katër.

E kryesuar dhe e themeluar në vitin 2011 nga Jihad Turk, Drejtori i Çështjeve Fetare në Qendrën Islame të Kalifornisë Jugore nën të cilën funksionon xhamia më e vjetër dhe më e madhe në rajonin e Los Angeles, Bayan Claremont radhitej si universiteti i dytë i cili ka marrë më së shumti ndihma shtetërore në vit.

Edhe “Fondacioni Unity Prodactions” në Virginia Potomac Falls, më herët deklaroi se ka refuzuar ndihmën për prodhimin e filmave edukative kundër dhunës dhe ekstremizmit në vlerë prej 396.585 dollarëve, për shkak të “ndryshimeve të miratuara nga udhëheqja e re”.

Ndërkaq, organizata edukative “Leaders Advancing and Helping Communities” në qytetin Dearborn në Michigan njoftoi se ka refuzuar ndihmën prej 500 mijë dollarësh për shkak të “klimës aktuale politike”, kurse ndihmë prej 500 mijë dollarësh me arsyetim të njëjtë ka refuzuar edhe organizata joqeveritare Ka Joog e cila zhvillon veprimtari në fushën edukative ne Minneaplis dhe e cila është themeluar nga persona me origjinë nga Somalia.

“Ndihma kundër ekstremizmit” e cila jepet ndaj organizatave islame në SHBA ka filluar në vitin e fundit të mandatit të parë të ish-presidentit Obama në vitin 2011. Ndihma jepej nga ana e Byrosë së Partneritetit Shoqëror pranë Departamentit Amerikan për Siguri të Brendshme.

Në ndërkohë, është filluar një fushatë në internet me titull “Ndihmo Bayan, jo $-it të Trump” e cila ka për qëllim mbledhjen e 800 mijë dollarëve për shkollën Bayan Claremont e cila refuzoi 800 mijë dollarë nga qeveria e Trump.

KULTURË

0 2775

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...