Home Lajme BOTË Ozili vjen me një numër interesant të fanellës në Fenerbahçe, kjo është...

Gjatë ditë së sotme, Mesut Ozil është prezantuar si futbollisti më i ri i klubit të Fenerbahces.

Ozil nga sot dhe zyrtarisht do të vesh fanellën e klubit të tij të ri, ku edhe ka pranuar një numër interesant.

Fjala është për numrin 67, një numër që më herët Ozil nuk e mbante.

Besohet se numri i pazakontë është një rikujtim për trashëgiminë e tij, me 67 që ishte kodi i zonës së Zonguldak, krahinë që familja e tij u largua për të emigruar në Gjermani.