Home Lajme KOSOVË Pako e Hotit ishte selektive, bizneset su ndihmuan me 290 euro

Asamblistja e pavarur në komunën e Prishtinë, Fiknete Bejta, ka thënë se pako për t’i ndihmuar bizneset që janë dëmtuar gjatë pandemisë, e kryeministrit Avdullah Hoti, ka qenë selektive, shkruan IndeksOnline.Ajo tha se pako nuk është shpërndarë siç po thuhet pasi që bizneset nuk i kanë marrë subvencionet prej 290 eurove.Postimi:Kryeministri duhet me marrë një informatë nga vartësitë e tij në MF se Fondi për të cilin po flet nuk është shpêrndarë siç po thuhet. Bizneset nuk i kanë marrë subvencionet prej 290eurove.Ky është një mashtrim tjetër i kësaj qeverie. Me qindra biznese kanë kërkuar shpjegime pse nuk ju kanë dhënë këto të holla por kot qeveria nuk ka lënë as mundësi të ankesës. Kjo pako ka qenë selektive.