Home Lajme KOSOVË Pamje/Albin Kurti viziton Skenderajn, pritet me brohoritje “Thaçi-UÇK” (VIDEO)

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka zhvilluar sot një vizitë në komunën e Skenderajt.

Për shkak të kësaj vizite, është vërejtur një numër i shtuar i pjesëtarëve të policisë në këtë komunë.

Disa qytetarëve si duket nuk iu ka pëlqyer vizita e Kurtit në komunën e tyre.

Rtv Besa ka siguruar një video ku dëgjohen brohoritje “Thaçi-UÇK” si shenjë pakënaqësie ndaj vizitës së Kurtit.