Home Foto Galeri Pamje të mrekullueshme të alpeve shqiptare – Maja e Jezercës

Alpet Shqiptare karakterizohen nga vargjet malore të thepisuara, rrafshnalta e lugina, e jo më kot kanë marrë dhe vëmendjen e shumë  portaleve të huaja, për magjinë që ato të ofrojnë.
Mali i Jezercës i cili ndodhet në zemër të Alpeve, është më e larta dhe arrin deri në 2694 metra. Kjo është maja e dytë më e lartë në Shqipëri pas malit të Korabit. Prej vitesh kjo majë është kthyer në pikë referimi për të apasionuarit pas alpinizëm dhe hiking.
Të dielën që lamë pas, Kosova Montain Club ka ngjitur pikërisht majën më të vështirë të Alpeve Shqiptare. Një grup prej 36 alpinistash profesionisht apo siç i theksojnë kosovarët bjeshkatarët, kanë ngjitur Jezercën e cila gjatë periudhës së verës ka një vështirësi mbi mesatare, ndërsa në dimër ngjitja bëhet edhe më e ekstreme.
Gjatë tërë ecjes, pjesëmarrësit, dashamirës së bjeshkëve u shoqëruan nga pamje sublime dimërore të Alpeve Shqiptare. Ashtu siç theksojnë dhe alpinistët ngjitja në Jezercë në stinën e dimrit kap një nivel tjetër të promovimit të alpeve.
Pikë takimi i alpinistëvë u bë në Valbonë nga ku nisi dhe rrugëtimi për ngjitjen në Jezercë. Një ngjitje e cila zgjati plot 14 orë. Grupi u nis nga Valbona në orën 4.30 të mëngjesit dhe rreth ores 13.00 grupi i alpinistëve kanë qenë në majën e Jezercës.

Ngjitja për në malin me mjegull siç njihet ndryshe nga banorët, pasi mjegulla pothuajse qëndron konstante përreth majës, bëheshe edhe më e vështirë pasi në disa zona bora mund të arrinte deri në një metër.  
Sigurisht që alpinistët para nisjes u njohën me shtegun dhe u ballafaquan me rreziqet, si edhe ju shpjegua me detaje pajisjet alpine si çekiçi, kthetrat, shkopat e ecjes etj.
Adriatik Gacaferi dhe Rinor Kadria ishin dy udhërrëfyesit malor si dhe nismëtarët e kësaj sfide.
Në këtë mal bien rreshje të dendura të dëborës, gjatë stinës së dimrit, madje edhe gjatë verës në disa zona mund të gjeni bore për shkak të mos ekspozimit në diell.
Alpinistët sfiduan kushtet e motit dhe arritën në majën e Jezercës. Këto janë pamjet spektakolare nga Alpet. Është e vështirë që kjo kohe me qiellin e pastër dhe majat plot borë për rreth të realizohen në muajin Shkurt.

Qe ne kete grup moren pjese edhe 6 te reja nga Kosova mes tyre edhe Sportistja e njohur Arineta Mula.