Home Lajme KOSOVË Paralajmërohet dëbimi i Vulinit nga Qeveria e Serbisë

Gazeta e përditshme e Beogradit “Kurir” paralajmëron sot në ballinën e saj se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do ta dëbojë nga Qeveria serbe ministrin e vet për Punë e Çështje Sociale, Aleksandar Vulin.

Sipas kësaj gazete, motiv për largimin e Vulinit nga Qeveria përmendet obstruksionin që ky po u bën serbëve të Kosovës për kthimin e tyre në Parlamentin dhe në institucionet Kosovës u dhe qeverisja problematike e Ministrisë që drejton ai, transmeton Koha Ditore.

Shkak tjetër, thotë gazeta, përmendet edhe afria e tepruar e tij me Moskën.

Sipas “Kuririt” këto përbëjnë mëkatet e këtij ministri që jo rrallë ka manifestuar pikëpamje nacional–shoviniste dhe madje edhe provokuese gjatë vizitave të tij shpesh të paparalajmëruara në Kosovë.

KULTURË

0 2705

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...