Home Lajme Pas prishjes së koalicionit, flasin nga LDK e Prizrenit: Mytaher Haskuka veproi...

Pas prishjes së koalicionit, flasin nga LDK e Prizrenit: Mytaher Haskuka veproi njëanshëm…!

Pas prishjes së koalicionit VV- LDK në Prizren, kanë folur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Asamblisti i LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj për Gazeta Blic ka theksuar se fajin për zhvillimet rreth kryesuesit të Asamblesë Komunale e ka Vetëvendosje, ndonëse ai e konteston mënyrën e zgjedhjes së Sulltan Badallajt të PDK-së.“Sigurisht që faji është i dy palëve por barra kryesore është te LVV. Ne kishim një kërkesë racionale pas largimit të NISMA-s nga koalicioni që të paktën të kemi ose Kryesuesin ose një drejtori por që LVV hezitoj ta bënte”, tha ai për Gazeta Blic.