Home Lajme KOSOVË Pas trazirave në Amerikë, Haxhi Avdyli ia përmend Hotit “liqenin Trump”

Deputeti Haxhi Avdyli ia ka përmendur kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit “Liqenin Trump” një ditë pas trazirave në Amerikë.Në një shkrim në Facebook, Avdyli ka thënë se duhet që të riemërohet “Liqeni Trump”.“Pak tingëllon ironike por deri dje ishte Real-politika e Kosovës. Koha e duhur që Dulla të ia ri-emëroj Liqenin “TRAMP”. Pas humbjes së zgjedhjeve Presidenciale të Trumpit, pas fitimit të shumicës në Kongres dhe Senat të demokratëve, e veqanërisht pas tentimit të turpshëm grushtështetit të djeshëm, bile para 21 janarit kur Bideni merr fronin, duhet Dulla me u ngut me riemëru Liqenin Trump”, ka thënë ai.“Po flitet që pas 21 janarit Trump dhe disa Trumpistë anarkist do shkojnë në burg, dhe na ndodh që bëhemi hor me Amerikën e Bajdenit sa që sna lanë as Liqeni Trump. Amerika ka ndryshuar thëllësisht në favor të demokratëve të Klintonëve, Ollbrajtit e Bidenit .Amerika post Trumpiste sdo jetë më e njëjta, por si duket as Kosova. Trumpi do mbetet presidenti i turpit në historinë amerikane, e neve do na mbet emri i turpshëm i Liqenit. Ose edhe ndoshta nuk duhet riemëruar e lëmë si relikt të një politke folkloriste skajshmërisht servile. Nëse Dulla e riemëron, shpresoj që nuk e emëron tani Liqeni” Bajden”, ka shtuar i njëjti.