Home Lajme KOSOVË PASURITË E DEPUTETËVE TË LISTËS SERBE

Në mesin e zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit janë edhe deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Jasmina Zhivkoviq, që ka postin e këshilltares në Kuvendin e Kosovës, nga pasuri të paluajtshme ka të deklaruar lokal për dhënie me qira (ndërtesa të vogla), me sipërfaqe 210 metra katrorë dhe vlerë 80,000 euro.

Ajo gjithashtu ka deklaruar një veturë Mercedes, me vlerë 6,000 euro, transmeton Koha.net.

Në bankë ka të deklaruar një kredi 8,000 euro me detyrimet e bashkëshortit dhe një tjetër 3,000 euro nga vetë ajo, të dyja në NLB Bank.

Në të hyra vjetore ajo ka të deklaruar pagë neto 20,084.76 euro në Kuvend, kurse bashkëshorti i saj 3,900 euro nga qiraja.

Kryetari i grupit të Listës Serbe, Sasha Miloshavljeviq në pasuri të paluajtshme ka të deklaruar një shtëpi në pronë të vet, me vlerë 70,000 euro, një shtëpi pronë e bashkëshortes, me vlerë 100,000 euro, një vilë të prindit me vlerë 85,000 euro dhe një tokë me sipërfaqe 2,800 metra katrorë me vlerë 250,000 euro.

Ai ka të deklaruar një veturë të fituar, në emër të bashkëshortes, me vlerë 8000 euro.

Sasha gjithashtu ka të kursyera 1,500 euro në NLB në Shtërpce.

Bashkëshortja e tij merr pagë vjetore nga arsimi me vlerë 5800 euro, kurse prindi pension me vlerë 4200 euro.

Deputetja Jelena Bontiq ka të deklaruar një shtëpi pronë e prindit, me vlerë 70,000 euro.

Ajo gjithashtu ka një veturë të deklaruar si dhuratë, me vlerë 13,000 euro.

Bontiq ka para të gatshme 51,000 euro në “Komercialna Banka” në Vranje, 4,000 euro në të njëjtën bankë në Shtërpcë dhe 7,089 euro në NLB në Shtërpcë.

Ajo merr pagë vjetore prej 20,074 euro në Kuvend.

Milena Miliçeviq, që është edhe deputete edhe sekretare në një shkollë fillore, ka një shtëpi me sipërfaqe 170 metra katrorë të cilës nuk i ka dhënë vlerë, në emër të prindit.

Pasuri tjetër nuk ka deklaruar. Miliçeviq ka të deklaruar një pagë vjetore prej 2,040 euro në Raiffeiesn me burim të padeklaruar, si dhe një pagë të bashkëshortit prej 5,112 euro, po ashtu me burim të padeklaruar.

Slavko Simiq nuk ka deklaruar pasuri të paluajtshme, shkruan Koha.net. Ka të deklaruar një veturë, dhuratë me vlerë 3,500 euro si dhe para të gatshme në një bankë në Zveçan, 15,000 euro.

Ai ka të deklaruar pagë vjetore në Kuvend, 8,480 euro. Sllobodan Petroviq ka të deklaruar një shtëpi që e ka ndërtuar vetë me sipërfaqe 240 metra katrorë dhe vlerë 120,000 euro, si dhe një truall 6 ari të blerë me vlerë 18,000 euro.

Petroviq ka para të gatshme 39,000 euro në Raiffeiesn Bank në Graçanicë dhe 1,500 euro në Pro Credit Bank në Prishtinë.

Ai merr pagë 1,400 euro në Kuvend dhe një pagë tjetër që nuk i cek burimin, 300 euro.

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...