Home Lajme KOSOVË PDK premton barna falas dhe rritje të pagave mbi 30 përqind për...

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj së bashku me kandidatin për deputet, Uran Ismaili, kanë prezantuar këtë të premte programin e shëndetësisë të këtij subjekti për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoxhaj ka thënë se qytetarëve të vendit iu duhet një sistem shëndetësor më i mire.

“Sfida për Rimëkëmbje të Sektorit tonë Shëndetësor është e madhe. Ajo prek çështje organizative, çështje të efikasitetit, çështje të prokurimit publik.Qytetarët kanë nevojë për siguri. Qytetarët kanë nevojë për udhëheqje të përgjegjshme. Qytetarët kërkojnë trajtim të barabartë. Qytetarët kërkojnë respekt. Dhe në vitin e fundit nuk e kanë pasur asnjërën prej këtyre. Në ballafaqim me sëmundjen të gjithë qytetarët janë të barabartë. Sëmundja nuk diskriminon në mes të varfërve dhe të pasurve. Ne mes të qytetarëve që njohin persona në pozitë dhe atyre që nuk njohin. Kosova e Shëndetshme kërkon Qeverisje të Shëndetshme. Qeverisje transparente, qeverisje kompetente, qeverisje të dijes. Kjo është çka PDK propozon”, ka thënë Hoxhaj.