Home Lajme KOSOVË PENGOHET TRANSFERI I NXËNËSVE NGA SHKOLLAT E GYLENIT NË ATO PUBLIKE

Të gjithë ata prindër që këto ditë kanë bërë tërheqjen e fëmijëve të tyre nga shkollat private të administruara nga sekti Gylenist nuk kanë arritur t’i regjistrojnë në shkollat publike të Republikës së Kosovës.

Prindërit dhe fëmijët e tyre janë ballafaquar me refuzim nga shkollat publike dhe janë udhëzuar që sërish fëmijët e tyre t’I kthejnë në shkollën private.

Kjo situatë i ka bërë prindërit dhe fëmijët e tyre të ndihen të pezmatuar dhe të diskriminuar për shkak të refuzimit të arsimit në shkollat publike.

“Edhe ne jemi bijtë e këtij vendi. Edhe ne paguajmë taksat dhe tatimer dhe i kryejmë obligimet e tjera qytetare. Përse nuk mund t’i transferojmë fëmijët tonë në shkollat publike? Ligji garanton të drejtën e arsimimit për të gjithë fëmijët pa dallim”, u prononcua një ish drejtor i Arsimit në Republikën e Kosovës.

Largimi i nxënësve nga shkollat e Gylenit filluan qysh vitin e kaluar, ndërsa ato u shpeshtuan tani gjatë pushimeve verore pas tentim grusht shtetit të dështuar në Turqi, e cila doli se ishte orkestruar nga sekti i Gylenit.

Prindërit e shqetësuar nga indoktrinimi i fëmijëve të tyre në shkollat e Gylenit bëri që ata të bëjnë kërkesë për transferimin e fëmijëve të tyre në shkollat publike. Por, ja që, ata pengohen nga administratat e shkollave dhe Drejtoritë e Arsimit për ta bërë një gjë të tillë, edhe pse para prindërve nuk është prezantuar ndonjë dokument i shkruar rreth mos pranimit të tyre në shkollat publike të Kosovës.

Ekziston dyshimi se në pengimin e transferit të nxënsëve mund të ketë edhe zyrtar të infiltruar nga lëvizja e Gylenit të cilët në koordinim me shkollat e tij janë duke bërë këto pengesa me qëllim që këto shkolla të mos mbesin pa nxënës.

Nga ana e prindërve po ashtu është raportuar për njërin nga drejtorët e gjimnazeve të Kosovës se ka neglizhuar procedurat rreth transferit të nxënësve duke inskenuar probleme të ndryshme me të vetmin qëllim, krijimin e pengesave në transferimin e nxënësve nga shkollat e Gylenit në ato publike.

KULTURË

0 2705

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...