Home Lajme KOSOVË Për të premten thirret protestë për shkarkimin e Ambasadorit Gashi

Për ditën e premte është thirrur një protestë përmes së cilës synohet shkarkimi i Ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.Është Muhamed Kajolli ai i cili ka bërë thirrje në emër të grupit që organizon këtë protestë për grumbullim para Presidencës së Kosovës, transmeton Klan Kosova.“Sjellja e tij është bizare dhe tendencioze. Ai nuk meriton të përfaqësohet në lagjen e tij e lëre më ta përfaqësojë Kosovën”, thuhet në njoftim.Kërkesa për shkarkimin e Gashit vjen pas shpërndarjes që ai i bëri në rrjete sociale një karikature të Profetit Muhamed.

KULTURË

0 44

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren