Home Lajme Përfshihet nga flakët një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës

Një magazinë në autostradën Tiranë – Durrës, u përfshi nga flakët sot në mëngjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Sipas informacioneve më të të fundit, një person është asfiksuar nga tymi i flakëve dhe aktualisht po merr ndihmën mjekësore.
Pas njoftimit për zjarrin e rënë në magazinë, kanë mbërritur6 zjarrfikëse ku bënë të mundur vënien nën kontroll të situatës.

Gjithashtu në vendngjarje mbërritën edhe forca policie dhe autoambulanca.

Brenda magazinës ishin depozituar tapetë të një firme turke, biznes që kishte prej kohësh veprimtarinë kryesisht në Tiranë.