Home Lajme KOSOVË Përfshihet nga zjarri xhamia e fshatit Magure

Xhamia e vjetër e fshatin Magure është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.Sipas kryetarit të fshatit objekti fetar është ndërtuar në vitin 1888, aty kohën e fundit strehoheshin edhe migrantët sirianë.“Është djegur xhamia e vjetër e fshatit. Objekti ka qenë i vjetër i ndërtuar në vitin 1888. Ka qenë i pashfrytëzuar nga fshatarët. Ne e kemi ndërtuar xhaminë e rë. Këtu kanë qenë duke banuar edhe migrantët nga Siria. Akoma nuk dihet se si ka ardhur deri tek zjarri”, ka thënë ai.