Home Lajme KOSOVË Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, numri i viktimave shkon në 50

Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, numri i viktimave shkon në 50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, ka deklaruar se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar dhe numri i viktimave ka shkuar në 50.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, ndërsa fatkeqësisht duhet të them që numri i viktimave ka shkuar në 50”, tha Rama.

Rama falënderoi edhe trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë.

“Duhet të falënderoj trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë. Pa ato ne nuk do të kishim mundur të shpëtonim asnjë banor nga gërmadhat. Por kjo nuk zbeh punën e trupave tanë të kërkim-shpëtimit, por trupat kanë nevojë për mjete të specializuara”, vijoi kryeministri.

KULTURË

0 2772

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...