Home Lajme KOSOVË Përfundon protesta për sigurimet e automjeteve,”herën tjetër do të dalim me vetura...

Përfundon protesta për sigurimet e automjeteve,”herën tjetër do të dalim me vetura në rrugë” thonë organizatorët

Para Bankës Qendrore të Kosovës qytetarët kanë protestuar për të kundërshtuar vendimin e BQK-së për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve për 26%.

Me pankarta në duar, para kësaj banke, ata kanë bërë thirrje për shfuqizim të këtij vendimi sepse sipas tyre në këtë mënyrë ata do të dëmtohen.

Agan Hajdarhoxha nga grupi i “Meraklive të kerreve”, tha se po kërkojnë që të kthehet çmimi i mëparshëm.

“Ne nuk po kërkojmë që të lirohet sigurimi, ne po kërkojmë që të kthehet vendimi i vjetër siç ka qenë. Kërkoj nga ky institucion që të marrë sa më shumë masa që ta kthejë vendimin e vjetër. Për t’u regjistruar një veturë standarde duhen minimumi 300 euro. Rroga mesatare nuk e kalon shumën 230 euro. Imagjinojini si do e kaloj muajin një qytetar”, tha ai.

Ai tha se kjo protestë është paqësorë dhe në rast se nuk do të ketë shfuqizim të këtij vendimi, do të dalin në protesta të tjera.Udhëheqës të kësaj proteste tani kanë hyrë në takim me guvernatorin e BQK-së.

Ndryshe, ky vendim ka hyrë në fuqi më 15 të këtij muaji.
“Nëse nuk plotësohen gjashtë kërkesat tona, në do të vazhdojmë me protesta derisa të plotësohen të paktën tre prej tyre”.

“Nëse nuk na japin përgjigje brenda pesë ditësh, në do të vazhdojmë me protesta. Sot ishte protesta paqësore; ndërsa herën tjetër ne do të dalim me vetura në rrugë”.

KULTURË

0 2772

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...