Home Lajme BOTË Përkujtohet 35 vjetori i vdekjes së ish-udhëheqësit komunist të Jugosllavisë, Josip Broz...

Vizitorët e ardhur në Serbi nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia kanë vendosur lule në varrin e Titos.

Ish-Presidenti Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, përkujtohet në 35 vjetorin e vdekjes në varrin e tij në Beograd të Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Afërsisht 5 mijë persona për të përkujtuar Titon i cili vdiq më 4 maj 1980 në kryeqytetin e Sllovenisë në Lubjanë, të ardhur në Beograd nga vendet e ish-Jugosllavisë kanë vizituar Shtëpinë e Luleve (Kuca Cveca) ku ndodhet dhe varri i Titos.

Vizitorët e ardhur në Serbi nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia kanë vendosur lule në varrin e Titos.

Miroslav Mladenoviç, i cili ka punuar 35 vjet në shërbim të Titos si fotograf dhe kameraman, në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) duke theksuar se Tito asnjëherë nuk pinte pije alkoolike dhe se mbillte lule me duart e tij përreth ndërtesës tha se “Një person i tillë nuk ka për të ardhur ndonjëherë në botë”.

Ndërsa ish-anëtari i Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë, Blagoje Curiç tha se “ai ishte i kuptueshëm dhe humanitar”.

Ndërsa Vladimir Vinjeviç nga Kroacia duke theksuar se ai viziton varrin e Titos çdo përvjetor të vdekjes dhe të lindjes së tij u shpreh se: “Kohërat e Titos janë kohëra që nuk do të rikthehen kurrë. Kur ai ndërroi jetë unë isha 8 vjeç. Tito ishte një nga udhëheqësit më të mëdhenj të historisë”.

– Josip Broz Tito

Josip Broz Tito, lindi në Kumrovec të Kroacisë më 1892. Pasi shpërtheu Lufta e Parë Botërore ai ishte në shërbimin ushtarak dhe së bashku me brigadën e tij ai u dërgua në Serbi. Tito i cili u arrestua për shkak të propagandës kundër luftës, duke u liruar pas një viti ai u rikthye përsëri në frontin e luftës. Pasi u zu rob nga ushtarët rusë ai u dërgua në kampet e punës, ku u njoh me revolucionarët rusë të lëvizjes së punëtorëve. Tito pasi mori pjesë në revolucionin e 1917 ai u rikthye në vendin e tij më 1920 dhe u anëtarësua në Partinë Komuniste Jugosllave, ku dhe më pas mori detyra të ndryshme udhëheqjeje.

KULTURË

0 3027

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...