Home Prizreni online Përkujtohet dëshmori Nazim Buduri

Sot,në Hoqë të Qytetit u përkujtua dëshmori i kombit nga ky fshat emrin e të cilit e mbanë edhe shkolla e fshatit Nazim Budurri.Nazim Budurri,i përkiste një familje atdhetare që mbi të gjitha e deshti atdheun dhe lirinë e Kosovës. Ai ra në betejat e Koshares për të mos vdekur kurr.Derisa sot,shkolla e këtij fshati e shënoi ditën e shkollës për të përkujtuar edhe këtë dëshmor të kombit.Për figurën e dëshmorit Nazim Budurri ka folur kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja,i cili tha ne nuk guxojmë në asnje moment ti harrojnë veteranët dhe invalidët e luftës që kontribuan për Kosovën nënë dhe për pavarësinë e Kosovës, Paraadhësit tonë ndër shekuj kanë rënë për këtë ditë të sotme, prandaj ne i përkujtojmë me pietet dhe amanetin e tyre do të bëjnë përpjekje maksimale ta realizojmë, Kam një falenderim për familjet e dëshmorë e këtë rast për familje e Nazim Budurrit që diti të edukojë në frymën atdhetare
Drejtori i Shkollës së këtëij fshati Gazmend Krasniqi,ka folur për historikun e kësaj shkolle. Kurse ai ka folur edhe për renovimet që janë bërë në këtë shkollë. Tash tha se pa modesi kemi kryer edhe një varg angazhimesh tjera. Por, ajo që duhet veçuar tha drejtori është kopshti botanik i krijuar brenda shkollës sonë.
Për të pranishmit u shfaq një program i pasur artsitik.

KULTURË

0 262

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...