Home KULTURË Personalitete me origjinë nga Rumelia që kanë lënë gjurmë në historinë tonë...

AUTORËT: ABDULLAH MURADOĞLU DHE ERHAN ERKEN

Gjatë periudhës së rritjes së ndikimit Osman, me qindra personalitete nga Rumelia si shqiptarë, serbë, boshnjakë, rumunë apo kroatë kanë gëzuar poste dhe tituj si vezir i madh, vezir, myfti (Şeyhülislam) kadi apo komandant ushtrie. Me mijëra nga njerëzit tanë të nderuar, të cilët jetuan nën qiellin e Rumelisë e kanë pasuruar dijen dhe kulturën e këtij vendi.

Me mijëra vetë nga njerëzit tanë nga Rumelia dhanë kontributin e tyre për Perandorinë Osmane, kush me dije, kush me laps e kush me shpatë.

Prej tyre mund të permendim: Sokollu Mehmet Pashanë, çlirimtarin e Otrantos Gedik Ahmet Pasha, Lytfi Pashanë, Tarhunxhu Ahmed Pashanë dhe familjen Kopryly. Në Perandorinë Osmane një në katër vezirë të mëdhenj ishte me origjinë nga Rumelia.

Qindra shkrimtarë, poetë, mistikë, artizanë dhe dijetarë nga Rumelia përbëjnë një pasuri të paçmueshme me kontributin e tyre për formësimin dhe jetësimin e kulturës së vendit tonë në ato toka.

Në periudhën klasike të letërsisë sonë shkrimtarët nga Rumelia zënë një vend të rëndësishëm me divanet e tyre.

Ndër kontribuesit e tillë mund të përmendim poetin tonë kombëtar Mehmet Akif Ersojin, Tashlëxhaliun Jahja Efendi apo shkupjanin Jahja Kemal Bejatlë.

Asnjë nga emrat e sipër përmendur nuk i braktisën tokat e tyre, por e vazhduan atje shërbimin ndaj perandorisë. Një pjesë tjetër u detyruan të braktisin tokat e tyre dhe të ktheheshin në mëmëdhe ku dhe vazhduan shërbimin e tyre me përpjekje të mëdha.

Në këtë shkrim do të trajtojmë etapën e parë dedikuar atyre që nuk i braktisën tokat. Ndër ta: Ataullah Kurtish Hoxhë Efendija, Abdulfettah Rauf Hoxhë Efendija, Hafız İdris Hoxhë Efendija, Alija İzzetbegoviç, Akif Haxhi Ahmedoviç dhe Dr. Sadik Ahmet, Abdulfettah Rauf Efendija dhe hoxhai i tij Ataullah Efendija.

HOXHA ATAULLAH KURTİSH DHE MEDRESEJA MEDDAH

Një nga personalitet që vuajti shumë dhe që bëri përpjekje të mëdha për ruajtjen e identitetit të muslimanëve në Maqedoni dhe Ballkan, njekohësisht edhe themeluesi i medresesë Meddah, është Ataullah Kurtish Hoxha. Me edukimin e një numri të konsiderueshëm të hoxhallarëve në Ballkan Ataullahu arriti të lërë gjurmë të mëdha.

Themeluesi i Medresesë Meddah, Ataullah Kurtishi, lindi në Studeniçan të Shkupit në vitin 1874. Mësimet e fesë i ka marrë në Medresenë Fatih në Stamboll ku edhe u punësua si myderris pas përfundimit të shkollimit.

Në fillim të viteve ’20, u kthye në Shkup dhe vendosi të ringjallte medresenë Meddah e cila kishte kohë që ishte në gjendje të mjerueshme. Ataullah Efendija me rihapjen e medresesë Meddah luajti një rol të rëndësishëm në rizgjimin e mësimit të fesë që gjatë administrimit serb ishte zhdukur nga sistemi arsimor

I ndjeri Prof. Bekir Sadaku e ka quajtur Medresenë Meddah “Shkolla e Lartë e Islamit”.

Pas viteve ’30, Ataullah Efendija, me vendim të Bashkësisë Islame të Vardarit në Maqedoni, ia dorëzoi detyrën si kryemyderriz Fettah Efendisë.

Ataullah Efendija, ndryshe i njohur në Shkup si Ata Efendija, me pushtimin bulgar në vitin 1941 u syrgjynos për disa kohë.  Pas një periudhe rreth 5-shekullore nën udhëheqjen turke Maqedonia hyri nën pushtimin serb ku me atë rast muslimanët dhe turqit e Ballkanit u detyruan të emigronin. Për ta penguar këtë Ataullah Efendija luftoi  me mish e me shpirt deri në fund.

Edhe nxënësit e tij ndoqën rrugën e Ataullah Efendisë. Njëri prej tyre qe dhe Hafız Mustafa Efendija nga fshati Nerez.

Edhe pse të gjithë të afërmit e tij emigruan në Turqi, ai qendroi deri në fund. Sipas rrëfimit të banorëve nga fshati Nerez, nëse ai do të kishte emigruar i gjithë fshati do të kishte shkuar pas tij.

Ataullah Efendija ka luftuar për ta mbajtur gjallë trashëgiminë osmane në Ballkan dhe gjithashtu për të ruajtur unitetin mes muslimanëve.  Për këtë arsye, lufta për të mbajtur gjallë frymën e ndërgjegjes fetare dhe kombëtare kërkonte ngritjen e një kuadroje udhëheqëse  të shkolluar dhe me nivel. Për këtë arsye, Medreseja Meddah lujti një rol të rëndësishëm duke nxjerrë nga djepi i saj figura dhe liderë të cilët lënë gjurmë në historinë e Ballkanit.

Në vitin 1946,  Ataullah Efendija ndërroi jetë në Studeniçan dhe pas tij la figura të spikatura të cilët i rriti dhe edukoi me duart e tij. Ndër to:  Myderriz Hafëz Shabani, Mehmet Efendi Sadiku, Hasan Efendi Bekiri, Kemal Aruçi, Prof. Bekir Sadaku dhe liderin e Jyxhelxhilerit  Shuajp Azizi.

Një prej nxënësve të Ataullah Efendisë, Hafëz Bedri Efendija, ka qenë nga ulematë udhëheqës në parlamentin e Maqedonisë që nga viti 1954 deri më 1980-ën.

Një tjetër nxënës i Medresesë Meddah të Ataullah Efendisë ka qenë dhe Ali Jakup Xhenkçileri, i cili  pranoi nënshtetësinë turke në vitin 1960. Më vonë ai shkoi në Egjipt, përfundoi studimet në Universitetin Ezher dhe me t’u kthyer në Stamboll filloi të japë mësim në xhaminë e Fatihut, Mesih Pashasë dhe Emir Buhariut, si dhe në qendrat e kurseve të Bashkësisë Islame. I njohur sidomos për aktivitetet e tij sociale me studentët, Hoxhë Ali Jakupi ndërroi jetë në vitin 1988 në Stamboll.

ABDULFETTAH RAUF EFENDIJA

Pas Ataullah Efendisë, drejtimin e Medresesë Meddah në Shkup e mori  Abdulfettah Rauf Efendija i cili kryesoi plot krenari dijetarët luftëtarë të përpjekjes kundër padrejtësive ndaj muslimanëve në Jugosllavi. Ai ka qenë i njohur gjithashtu edhe për poezinë e tij, duke lënë pas qindra të tilla derisa shkoi tek Zoti duke u larguar nga kjo botë.

Me inteligjencën që e karakterizonte, me thellim në shkencë dhe aftësi artistike ka qenë ndër të diplomuarit të gjeneratës së  parë të djepit të Medresesë Meddah. Ai gjithashtu ka qenë i shquar për përdorimin e poezisë si mjet për të ngritur zërin ndaj sprovave të muslimanëve nga maqedonasit.

Fettah Efendija ka lindur në Shkup në vitin 1910 dhe është edukuar e arsimuar në Medresenë Meddah. Ai është ndër klerikët më me influencë dhe që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit për një kohë të gjatë.  Jetoi dhe bëri tet tjeret të jetojnë nën shpirtin Osman përmes poezisë së tij ndër të cilat e para që u publikua në gazetën kombëtare i dedikohej Shkupit.

“Hatifî” është një poemë të cilën e ka shkruar me pseudonim. Ndonjëherë shkruante dhe me emrin e tij, por e rëndësishme është se gjithmonë shkruante me entuziazëm të madh dhe të pakufijshëm. Ndonjëherë në vargjet e tij kishte plot dhimbje dhe patriotizëm. Gjithmonë ka theksuar vlerat e trashëgimisë osmane.

Poezia e mëposhtme i dedikohet shkrimtarit kombëtar dhe patriotit të madh Mehmet Akif Ersojit.

Ndjenjat e tij i ka përcjellë përmes kësaj poezie:

“Kur përmendet Akifi të shkon mendja tek një përmendore e dijes

Një monument i gdhendur në shkëmb

si vullkan i çmendur i zemrës

Si përmbytje e zemëruar e shpirtit. “

Në poezitë e tij ka shprehur fort dhe mallin për atdhe. Pavaresisht se jetoi në kurbet, ndjenja e atdhedashurisë nuk iu shua kurrë dhe kjo është e dukshme dhe në poezitë e tij. Në poezinë e tij, Fettahu kurrë nuk ka shprehur hapur ndjenjat e forta të humbjes pavarësisht nga malli për atdheu dhe dëshira për të jetuar jetën në atdhe. Në përgjithësi poezitë e tij kanë qenë të karakterizuara me kujtime historike dhe nostalgjinë ndaj trashëgimisë së dikurshme osmane dhe nga dhimbja e derdhur në varg.

Fettah Efendija shpreh dëshpërimin e tij përmes vargut në të tillë mënyrë:

“Larg prej atdheut mbeta i burgosur

në këto varreza, i huaj dhe i pashpresë”

Në vitin 1934 pasi përfundoi studimet në medrese nën përkujdesjen e mësuesit të tij Ataullah Efendisë, filloi të punojë po aty.

Ashtu si Ataullah Efendija edhe Fettah Efendija vendosi të mos emigronte nga Maqedonia, për të ruajtur vazhdimësinë e farës se mbjellur.  

Me përpjekjet e tij të vazhdueshme për të mbrojtur trashëgiminë osmane dhe turke në Maqedoni dhe pa marrë parasysh pasojat, Fettah Effendiu tërhoqi armiqësinë e regjimit të Titos.

Në vitin 1946, nën regjimin e  Titos Medreseja Meddah u mbyll, ndërsa Fettah Efendija me miq u burgosën dhe u syrgjynosën.

Pasi qëndroi 7 vjet në burg u internua në një fshat të Bosnjes të quajtur Doboj për një vit të tërë për të thyer gurë.

Edhe pasi u nxorr nga burgu vazhdoni të ishte i përndjekur. Jo vetëm që nuk iu lejua detyra si myderriz por nuk iu lejua të ishte as muezin. Vitet e fundit të jetës i kaloi si specialist i gjuhës osname, turqishtes dhe arabishtes në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë.

Ndërroi jetë më 25 prill të vitit 1963 në Shkup. Namazi i xhenazës iu fal në Xhaminë e Isa Beut dhe më pas me lot në sy u shoqërua në varrezat e Butelit.  Pavarësisht gjithë atyre që përjetoi, ai kurrë nuk hoqi dorë nga besimi dhe daveti i tij.

Thuhet se fjalët e tij të fundit kanë qenë këto: “Nuk i dorëzohem armikut por i dorëzohem Malikut (Sovranit)” dhe më pas mbylli sytë e dha shpirt.

HAFIZ IDRIZ HOXHË EFENDIJA

Hafiz Idriz Hoxhë Efendija lindi më 15 Nëntor të vitit 1936 në Shkup në lagjien Dykanxhëk. I ati, Hafiz Ibrahim Efendija, ka pas punuar në disa xhami të ndryshme, ndërsa nëna e tij ishte zonja Fikrije. Babai i tij,  filloi mësimin përmendësh të Kuranit në vitin 1945 dhe e përfundon atë për dy vjet. Më pas, në vitin 1957 u ngarkua me detyrën e tij të parë në Bashkësinë Islame të Maqedonisë me urdhër të Reisit (myftiut) si imam dhe hatib në xhaminë Dykanxhëk. Si pasojë e politikave shtypëse, xhamia ka qenë e mbyllur derisa sërish u hap për adhurim për besimtarët.

Përpara se t’i caktohej detyra zyrtare për drejtimin e xhamisë së Dykanxhëkut, për të përkujdesej imami dhe vëllai i tij muezini të cilët për pesë vjet me radhë i shërbyen kësaj xhamie me pastrim dhe shërbim fetar. Madje, edhe atëherë kur askush nuk guxonte të shkonte në xhami për shkak të sistemit, këta dy vëllezër u kujdesën që dyert e kësaj xhamie të jenë të hapura.

Në vitin 1963 imami i kësaj xhamie u zhvendos në Xhaminë Jelen Kapan për shkak të tërmetit që ndodhi në Shkup gjatë këtij vitit kur xhamia u shndërrua në gjendje që e bënte të pamundur faljen e namazit ne te. Gjatë kohës që ishte në drejtimin e xhamisë Jelen Kapan filloi të nxirrte hafizat e parë krahas punës së tij si imam. Në vitin 1964, martohet me zonjën Ylfete, me të cilën pati dy djem e dy vajza.  Tre prej tyre u bën hafiza dhe vazhduan në gjurmët e prindërve të tyre.

 

 Xhamia Allaxha e Tetovës

Në vitin 1969, ai do të merrte drejtimin e xhamisë Allaxha të Shkupit (İs’hak Bey) për 30 vitet në vazhdim. Në këtë xhami pavarsisht pengesave të mëdha nga regjimi, ka arritur të nxjerrë tre beza me talebe të cilët kanë përvetësuar dijet e Usuli Dinit ku përfshiheshin njohuritë mbi tefsirin, hadithin dhe fikhun.  Në çdo vend ku ka punuar si hatib, hoxha i nderuar ka arritur ta kthejë në një medrese. Kështu, nga Medreseja e Allaxhasë kanë dalë 20 hafiza dhe një numër i konsiderueshëm prej qindra talebesh që kanë mësuar leximin e Kuranit. Në vitin 1973 humbet babain e tij dhe gjashtë vjet më vonë nënën e tij. Në vitin 1999 me kërkesë të Bashkësisë Islame të Maqedonisë e përfundon misionin e tij me vazin e fundit më 3 shtator, në ditën e xhuma. Për 47 vjet me radhë ka kryer detyrën e tij pa u mërzitur, pa u lodhur dhe pa pushim dhe bëri një jetë modeste deri sa dha shpirt më 17 Nëntor 2005.

“Heq kokën dhe çalmën nuk e heq,

jap trupin dhe xhyben nuk e heq … “

Hafiz Idriz Hoxhë Efendija ka qenë një ndër hoxhallarët e fundit klasikë – nëse mund të konsiderohen kështu – të Shkupit e madje të Ballkanit. Të hedhësh në letër dijen, përkushtimin, moralin dhe devotshmërinë e tij është e pamundur. Ai ka qenë një mishërim i gjallë i Kuranit, hadithit, tefsirit, arabishtes dhe osmanllishtes sa ishte gjallë.

Nipërve dhe talebëve të tij u thoshte gjithmonë këtë porosi: “Lidhuni me Kuranin dhe Hadithin e Profetit a.s, jetoni me dije dhe për dijen, respektoni dijetarët e hershëm dhe të sotëm, respektoni pleqtë dhe mëshironi  të vegjëlit, harroni qejfet e kësaj dunjaje dhe përkujtoni Ahiretin.” Banorët e Shkupit e pranojnë se fatkeqësisht nuk e kanë vlerësuar dhe nderuar aq sa duhet këtë hoxhë të nderuar dhe për këtë ndiejnë një keqardhje të madhe.

Për ta njohur më mirë atë le të ndjekim rrëfimin e një prej talebeve të tij:

Hafëz İdrisin e kam takuar për herë të parë për Bajram. Bashkë me babain dhe xhaxhain dolëm për vizitat e Bajramit dhe pasi vizituam disa shtëpi shkuam për vizitë dhe tek hoxha i nderuar. Pasi ua putha dorën të mëdhenjëve u ula në një qoshe. Që nga pamja e jashtme më ka pas bërë përshtypje veshja dhe qëndrimi i tij fisnik. Kur filloi të fliste pastaj më bëri akoma më shumë përshtypje sa më linte me gojë hapur, mua një vogëlushi 5-6 vjeçar që nuk e tërhiqte gjë tjetër veçse ëmbëlsirat e Bajramit. Një tjetër kujtim i asaj dite që nuk më hiqet nga mendja është respekti i madh që babai dhe xhaxhai tregonin ndaj hoxhës së nderuar.

Pasi kaluan 2-3 vjet babai ra dakort me hoxhën që të më mësonte memorizimin e Kuranit. Para se të fillonim mësimin përmendesh fillova të mësoja disa sure sa për provë. Pas shumë kohe, ngaqë hoxha ishte plakur shumë refuzoi të më jepte mësim, por pasiqë ngula këmbë shumë atëherë pranoi përsëri. Pasi hoxha pranoi, fillova të shkoja katër herë në javë gjatë orëve të sabahut për të thënë suret e mia.

Nuk e kam parë kurrë pa çallmë. Qendronte në të djathtë të derës kryesore duke dëgjuar leximin e sureve nga talebet . Për shkak të moshës së thyer kishte filluar të mos pranonte shumë talebe. Atë periudhë për shembull, së bashku me nipin e  vet kishte pranuar  5 a 6 talebe gjithsej. Sa herë që hyja tek zyra e tij e gjeja gjithmonë duke lexuar Kuranin apo ndonjë libër a revistë shkencore. Ne mundoheshim të “piqnim” hifzin tone dhe e ai nëse nuk e kishim mësuar mirë pjesën e fundit atëherë nuk na jepte pjesë të re pa e përvetësuar mirë atë të mëparshmen. Nuk mbaj mend të na ketë bërtitur ndonjëherë, madje nëse bënim ndonjë prapësi maksimumi na ka pas thënë “qerrata” me shaka.

Fatkeqësisht nuk arritëm të përfitonim dhe aq shumë pasi hoxha i nderuar ndërroi jetë shumë shpejt.

Sapo mora vesh lajmin për xhenazen dola nga shtëpia dhe nxitova që ta mbërrija në kohë. Xhenazja u nxorr nga banorët për tek xhamia e Mustafa Pashës dhe pas faljes së namazit, drejt varrezave. Pas asaj dite nuk e kam parë më as atë xhami as ato varreza. Për herë të parë atë ditë pashë babain të qante. Ato lotë që ranë nga sytë e babait sikur nuk binin në tokë por mua përsipër. Prej atyre lotëve kuptova se Shkupi, Ballkani dhe të gjithë muslimanët kishin humbur një njeri të rëndësishëm.  E humbëm hoxhëm pikërisht atë kohë që sapo kishim filluar ta njihnim. Për mua qe sikur të kisha pasur përpara një tortë dhe nuk arrita në kohë ta provoja shijen e saj.

Rrëfimi i një tjetri talebeje tjetër:

“Për shkak se ishim gjithë kohën nën vëzhgim nga regjimi, për të  mos rënë në sy shkonim për mësim para ose pas namazeve. Në disa raste detyroheshim të rrinim edhe pas namazit të jacisë dhe për të mos u vërejtur vinim në dritare batanije për të penguar dritën e ndezur,” thotë një talebe duke rrëfyer sprovat që kanë kaluar nxënësit e hoxhës vetëm për të mësuar Kuranin prej tij.

Hoxha i nderuar, Hafiz Idrizi, ishte nën vëzhgim edhe gjatë vazeve që mbante për shkak se fliste gjithmonë të drejtën. Ndonëse ishte e rrezikshme per të që të mbante veshjen e tij prej hoxhe, ai përsëri nuk shkonte gjëkundi pa çallmën dhe xhyben e tij.

Në lidhje me çallmën e tij ishte shumë i vendosur. Këtë vendosmërinë e tij një tjetër talebe e shpjegon kështu: “Një ditë po shkonim me hoxhën në  Preshevë. Regjimi serb ishte shumë i ashpër dhe kontrollet ishin shumë të rrepta. Një polic serb dyshoi për diçka dhe u afrua të na kontrollonte, kështu ai kërkoi nga hoxha që t’a hiqte çallmën. Hoxha me një qëndrim të vendosur refuzoi menjëherë. Ndërsa polici u largua të njoftonte të tjerët për refuzimin e hoxhës, unë ju drejtova atij duke i thënë se do të ishte më mirë sikur të pranonte ta hiqte atë. Hoxha m’u përgjigj me këto fjalë: ““Heq kokën dhe çallmën nuk e heq, jap trupin dhe xhyben nuk heq!“. Në fund policët serbë e kuptuan vendosmërinë e tij dhe hoqën dorë, kështu qe ne vazhduam rrugën. Ky kujtim më sjell ndërmend përkushtimin e hoxhës për të na dhënë mësim dhe ne të rinjve në lidhje me vendosmërinë para armikut.

Retorikë e veçantë

Hoxha ishte gjithashtu edhe poet, kishte shkrim dore të bukur dhe jepte edhe mësim të gjuhës osmane. Ishte shumë i përpiktë e i guximshëm në dituri. Duke qenë se ka pasur tipare tipike të një dijetari osman, meriton të thuhet për të se është një nga dijetarët e fundit nga zinxhiri i dijetarëve osmanë të Ballkanit.

Edhe retorikën e kishte të ndryshme, tregonte me një gjuhë aq të ëmbël saqë ishte e pamundur që dikush të mos prekej. Kur fliste dhe shpjegonte, pyeste shpesh nxënësit e tij: “E kupton se çfarë dua të them?” Një ditë një nga nxënësit e pyeti: “O hoxhë i nderuar, përse ju nuk thoni ashtu si thone mësuesit e tjerë ”A kuptuat”, por thoni: “A më kuptuat”? Hoxha i përgjigjet: “Sipas meje nuk ka ndonjë gjë që nuk kuptohet, por ka diçka që nuk mund të shpjegohet,” çka tregon për modestinë e tij.

Hoxha i nderuar ka edukuar breza të tërë të cilët kanë qenë pishtar shprese për kombin. Ai ka merita të veçanta për shumëllojshmërinë e aktiviteteve në xhami, apo në universitet dhe në përfshirjen e stafin akademik. Si dhe iniciativa e tij për futjen e literaturës fetare nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, apo për të gjitha iniciativat dhe shërbimet e tjera ndaj kombit për të cilat ky hoxhë i nderuar meriton të kujtohet.

ALIA IZZETBEGOVIÇ

Ska dyshim se kur përmendet Bosnja dhe Hercegovina gjëja e parë që të vjen në mendje është emri i “Liderit të Urte” Alia Izzetbegoviçit. Alia kaloi vitet e rinisë duke u përpjekur për lirinë e muslimanëve të Bosnjës. Ai njihet ndryshe edhe si presidenti themelues i Republikës së Bosnjes dhe Hercegovinës. Një udhëheqës që arriti të ushqente shpresa për të pa arritshmet.

Kjo është trashëgimia më e rëndësishme që i ka lënë boshnjakëve.

Më 19 tetor 2003, Izetbegoviçi e la këtë botë, por mbeti i gjallë në zemrat e popullit boshnjak.

Më 1925-ën mori pjesë në luftën e fshatit Samaç të Bosnjes, luftë që pati zgjatur për një periudhë kohe të gjatë.

Nga njëra anë ushtria naziste, nga ana tjetër çetat dhe partizanët serbë.

Historia e Jugosllavisë fillon të marrë formë dhe Izetbegoviçi bëhet anëtar i “Muslimanëve të Rinj”, një projekt për një të ardhme të re për organizimin e boshnjakëve.

Megjithatë, Izetbegoviçi me miq u çuan kundër regjimit shtypës të themeluar në Jugosllavinë e pas luftës.

Për Aliun nisën katër vite syrgjynimi dhe burgosjeje.

Pasi u lirua, ai vazhdoi studimet për juridik dhe në të njëjtën kohë filloi të merrej edhe me politikë.  Alia kishte një veçori ndryshe nga politikanët e tjerë. Ndër shume cilesi të tjera qe e dallonin, mbi te gjitha ai ishte një mendimtar. Në vitin 1970 përpiloi atë që njihet me emrin “ manifesti islam” i cili pati një jehonë të gjerë.

Në vitin 1980 përfundoi librin e tij “Islami mes Lindjes dhe Perëndimit” i cili hodhi hapat për një filozofi të re të një dimensioni të ri të zgjidhjes së problemeve të botës islame me një horizont  dhe perspektivë të re.

Për shkak të manifestit u borgos në vitin 1983. Arriti të lirohej nga burgu vetëm me çlirimin e vendit nga regjimi jugosllav. Me copetimin e Jugosllavisë regjimi serb fuqizohej çdo ditë e më shumë.  

Gjatë kësaj periudhe të vështirë Izetbegoviçi arriti të bëhej president.

Në shekullin e 20-ë ai u bë dëshmitar i një gjenocidi të paparë. Lufta në Bosnje u shndërrua në një det me gjak. Me qindramijëra të pafajshëm civile u masakruan. Një gjenocid i gjallë.

Megjithatë, as Alija as boshnjakët nuk iu dorëzuan armikut. Populli rezistoi deri në fund së bashku me “mbretin e tyre të mençur”.  

Të gjitha persekutimet morën fund në vitin  1995 me firmosjen e marrveshjes së Dejtonit: tashmë Bosnja dhe Herecegovina është e lirë dhe e pavarur.  

Në vitin 2000, për arsye shëndetësore u tërhoq nga posti.

Më 19 tetor të vitit 2002 u nda nga jeta.

Rëndësinë që ka pasur Izzetbegoviçi për Bosnjen ndoshta më mirë se çdokush e shpjegon artisti i njohur, këngëtari Dino Merlin kur thotë në këngën e tij:

“Po të mos ishe ti ne do ta kërkonim dritën mes errësirës, edhe errësirës do t’i thonim dritë o Alija”

AKIF HAXHIAHMETOVIÇ

Një tjetër njeri që ka lënë shenjë në përpjekjet e muslimanëve të Ballkanit, kryesisht në Mal të Zi dhe në Sanxhak të Serbisë, ka qenë edhe i ashtuquajturi “Aqif Efendija”.

Ai lindi në vitin 1887 në Novi Pazar nga një familje me preardhje osmane. Më pas ai do të bëhej oficer e do të shërbente me gradën e kapitenit.

Para Luftës së Dytë Botërore Haxhiahmetoviçi  ka punuar si deputet në parlamentin jugosllav, guvernator dhe drejtor vakëfi.

Haxhiahmetoviçi  ka luajtur një rol të rëndësishëm duke shpëtuar djegjen e qytetit nga forcat pro-naziste serbe në Novi Pazar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pasi komunistët erdhën në pushtet në vitin 1945, Haxhiahmetoviçi, së bashku me 1500 boshnjakë të qarkut të Novi Pazarit, u pushkatua në mes të qytetit.

Kur flitet për Trakian Perëndimore dhe të drejtat e pakicave të asaj zone emri i parë që të vjen në mendje është padyshim Doktor Sadik Ahmeti.

Lindi më 7 janar në 1947 në një fshat të Greqisë.  Arsimin fillor e bëri në fshatin ku lindi ndërsa shkollën nëntëvjeçare dhe të mesme e përfundoi në Liceun Xhelal Bajar në Komotini.

Gjatë viteve 1966-1967 studioi për mjekësi në Universitetin e Ankarasë e më pas në atë të Selanikut ku diplomua në 1974-ën.

Për 34 muaj shërbeu për ushtrinë greke. Kurse në Greqinë e mesme përfundoi një vit stazh të detyruar.

Në vitin 1978 u kthye ne Trakian Perëndimore.

Me t’u kthyer,  përveç shërbimeve kirurgjikale ai filloi të interesohej edhe për hallet e popullit.

Në vitin 1985 nisi një fushatë për mledhjen e firmave me qëllim që të drejtat e turqëve të Trakias Perëndimore të njiheshin nga opinioni botëror.  Kështu, ai arriti të mblidhte 15 mijë firma e për këtë shkak u arrestua më 8  gusht 1986.

Më 25 shtator të vitit 1987, duke shkuar vetëm për në Selanik, arriti të dorëzonte një broshurë gjatë mbledhjes së Partisë Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut. Një vit më pas u arrestua dhe u mbajt për 30 muaj nën burgim.

Më 18 qershor të vitit 1989, pak para zgjedhjeve, hoqi dorë nga kandidimi i tij si deputet.

Më 26 janar të vitit 1990, vetëm sepse përdori termin  “Türk” kur përmendi turqit e Trakias Perëndimore, ai u burgos përsëri dhe u dërgua në burgun Dudullu të Selanikut. Pas dy muajsh paguajti shlyerjen dhe u lirua.  

Më 8 prill 1990, kandidoi në zgjedhjet parlamentare dhe u zgjodh deputet për herë të dytë. Më 13 shtator të vitit 1991, themeloi partinë Miqësia, Barazia dhe Paqja (DEB).  Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1993 nuk arriti të hynte në parlament për shkak të pengesave nga qeveria greke.

Nëse kërkojmë për të drejtat e popullit turk të Trakias Perëndimore do të ballafaqohemi me një sërë projektesh të njohura botërisht për të cunguar të drejtat themelore dhe për të shkatërruar ekonominë e vendit. Ky ka qenë dhe shqetësimi më i madh i doktorit për të cilin punoi gjithë jetën e tij.

Ai u martua me Ishëk Ahmet dhe pati dy fëmijë; Leventin dhe Fundan. Më 24 korrik të vitit 1995, humbi jetën në një aksident të dyshimtë me makinë. Ende sot mbahet si heroi i turqve të Trakias Perëndimore.