Home Lajme PËRUROHET AMBULANCA NË FSHATIN LUBIZHDË TË QYTETIT

 Kyetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Visar Shehu  me  bashkëpunëtor sot bënë përurimin e objektit të ri të ambulancës së Mjekësisë Familjare në Lubizhdë të Qytetit ku me këtë rast  kryetari Haskuka  tha se kjo është  ambulancë  por  për shkat të  kushteve  që tashmë ka, është synim që të jetë  Qendër e Mjekësisë  Familjare. Ku tashmë  pos  dhomave të mjekjëve dhe  aparturave moderrn  që ka  edhe  karrikën stomatologjike  dhe të  gjitha hapësirat  përcjellëse  që të jetë  një  qendër e mjekësisë familjare për fshtarat e kësaj treve. Drejtori i shendetesis së Visar Shehu, pohoi se ky projekti  është realizuar në kohën e paraparë dhe nuk lidhet  me asnjë fushatë elektorale por, ky është  një projekt që është realizuar në kohën  e afatit rekord,Vlera e kësaj ambulance që I plotëson edhe nevojat e një Qendre  të  Mjekësisë  Familajre është 164 mijë  e 323  euro.

Dr, Arsim Berisha, tha se kjo  ambulancë tashmë është ndërtuar në bazë të standardeve më të mira të  kohës  dhe po kështu ka  edhe  aparaturat e fjalës së fundit të mjekësisë,kurse stafi është në nivelin e kënaqshën të  punëve që shpresojmë që të  bëhen. Kryetari i fshatit Nehat Vehapi me këtë rast ka falenderuar  komunën  dhe  veçanrisht  edhe  punëkryerësin për kohën dhe kushtet e krijuara këtu. Kurse me këtë rast u tha se kjo ambulancë do të jetë në shërbim  jo vetëm të banorëve të  Lubizhdës por, edhe fshatrave përrreth  që  gravitojnë në këtë trevë