Home Lajme Përurohet Shkolla e re në Gërnçar të Prizrenit(VIDEO)

Përurohet Shkolla e re në Gërnçar të Prizrenit

Në fshatin Gërnçare sot , kishte festë, sepse në këtë fshat u bë përurimi I objektit të shkollës së këtij fshati. Në këtë ceremoni ishin prezentë kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka me stafin e tij, Drejtoresha e Arsimit në Prizren Xhemile Vezgishi,Deputetë të Parlamentit të Kosovës , përfaqësuesë të KFOR-it turk dhe shoqatave turke, si dhe mysafirë të shumtë.Kryetari I komunës Mytaher Haskuka, edhe njëhërë falenderoi edhe komunitetin boshnjakë lidhur me angazhimin dhe solidaritetin që kanë treguar në rastin e tërmetit në Shqipëri. Kurse nxënësit e kësaj shkolle dhe mësimdhënësit I ka uruar për shkollën më të bukur në Prizren e ndoshta edhe në Kosovë.SIkurse të ishte ky një hotel do të ishte më I kërkuari në këtë qytet.
Drejtoresha e Arsimit Xhemile Vezgishi, tha se po ndihet e gëzuar që sot, po merrë pjesë në këtë përurim të kësaj shkolle të bukur, Kjo shkollë tani më kë 9 klasa mësimi ,tri hapësira për kabinete dhe dy salla, dhe tashmë ka kushte për mësim kualitativ. Kostoja e kësaj shkolle është 400 mijë euro, tha ajo.
Drejtori I kësaj vatre arsimore Alija Fejza, tha se tani më jemi krenar që nxënësit e shkollës tonë dhe ata të Noveselanit do të kenë kushte dhe mundësi për mësuar në kushte shumë më të mira.
Edhe mësimdhënësja Luljeta Ramadani tha se deri më tani kushtet për mësim ishin shumë të vështira ketu. Por, tani kemi kushte shumë moderne,dhe besojë se rezulatati për mësim nuk do të mungojë.
Nxënësit e kësaj shkolle, për të pranishmit recituan dhe vallëzuan valle të bukura tradicionale , dhe iu gëzuan shumë këtij objekti të bukur shkollor, Godina e kësaj shkolle e ka stolisur fshatin Gernçarë .