Home Opinione Pesë fakte që dëshmojnë se arsimtarja Fatmire Bujupi është diskriminuar

Shkruan: Halil Matoshi

Mue nuk më intersojnë fetë dhe as nuk besoj në epërsinë e kulturës së bartjes së shamisë (kujdes, jo “jihab’ as ‘burka’ = perdes ose ferexhesë por shamise) porse mue me interesojnë të drejtat dhe liritë e njeriut në nji vend nominalisht të lirë dhe demokratik sepse gjysmë shekulli i kam shpenzu në luftë për afirmimin e këtyre të drejtave dhe lirive! Dhe jam krenar për këtë luftë nga e cila nuk kam me u zmbraps kurrë!

Të gjithë ata që shtihaven si liberalë e demokartë e duan shtet të ndalesave dhe të kufizimeve për të tjerët, (të ndryshmit nga vetja) e në anën tjetër duan të përaksin në qytetnimin Perëndimor, janë paragjykues arbitrar dhe abuziv me të të drejtat dhe liritë e njeriut (me tendenca të hapta ksenofobe e urrejtëse ndaj kulturave, qytetnimeve dhe feve të ndryshme, në këtë rast islamit dhe botes islame.)

Po ua citoj këtu dokumentet relevante që vlejnë në botën demokratike Perëndimore dhe në Kosovë. Përderisa Kosova në Kuvendin e Republikës (si shpia e sovranit, pra institucioni i parë i një shoqnie demokratike dhe ma i randësishmi, ka deputete që bart shami (Zonja Labinote Demi) kjo dmth. se bartja e shamisë nga femnat e rrituna (mbi 18 vjeçe) asht legalizue në të gjitha institucionet tjera, përderisa nuk asht miratu ndonjë ligj që “e kufizon” këtë me justifikim sigurinë kombëtare apo çkadoqoftë tjetër.

Me rastin e arsimtares Bujupi janë shkelur me te dyja kambet te drejtat dhe liritë e njeriut (liria e besimit) si dhe ato qytetare (ndaj nji grueje në nji shoqni shtypëse), i asht shkelë e drejta e punes dhe ushtrimit të lirë të profesionit, kodit të etikës dhe brespekti ndaj tjetres/tjetrit (paragjykim, damkosje pra fyemje pubklike dhe lëndim psiqik). Lexoni artikullinne vegezen http://www.dw.com/…/can-muslim-women-wear-a-head…/a-17953746 Dhe shihni se si arsimtarja gjermane me origjinë nga Afganistani e riktheu të drejten e saj, megjithë konfuzionet e krijueme rreth shamisë; Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2009 nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë, 25 për qind e grave muslimane në Gjermani mbi moshën 16 vjeçare veshin shami.

Fakti Nr. 1.

Liria e besimit në Republikën e Kosovës garantohet me Kushtetutë. Neni 38 çLiria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë] 1. (Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar.)

2. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupi fetar. 3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj. 4. Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë.

Fakti Nr. 2.

Qasja në arsim i mundësohet secilit (…) pa diskriminim (…) fetar! Përderisa Fatmire Bujupi nuk ka folë asnjëherë për cashtje fetare poara nxënësve dhe ajo ka kërkuar nga perspneli (drejtoria e shkollës) monitorim, qasja ndaj saj është e paragjkykuar:

LIGJI NR. 04/L-032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Neni 3 Parimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar

1. Asnjë personi nuk guxon t’i mohohet e drejta për arsimim.

6. Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit parauniversitar do të mundësohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji pa diskriminim në baza ekzistuese ose të supozuara, siç është ai: gjinor, racor, i orientimit seksual, i paaftësitë fizike, intelektuale ose i çfarëdo paaftësie tjetër, i gjendjes martesore, i ngjyrës, i fesë, i opinioneve politike apo të tjera, i përkatësisë kombëtare, etnike ose shoqërore, i shoqërimit me ndonjë komunitet, i pronës, i lindjes ose i ndonjë gjendje tjetër të nxënësit apo familjes së tij.

7. Institucionet publike arsimore duhet të përmbahen nga mësimdhënia fetare ose veprimtaritë tjera, të cilat propagandojnë një fe të caktuar.

Fakti Nr. 3.

Simas ligjit kosovar arsimtaret jane sherbyes civil dhe shteti duhet të ndërmarr gjhithcka që të mbrohen nga ekspozimi i fjalëve dhe veprimeve fyese; Fatmire Bujupi me fjalë dhe veprim (akt) është lënduar dhe fyer, duke manifestuar kinse frikë ndaj saj dhe duke e ekspozuar në publik në korpusin e perceptimeve “ckamos po shohim në televizor” duke e ndërlidhe me islamin politik dhe shtetin islamik (IS)!

LIGJI NR. 04/L-032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Neni 4 Mbrojtja e grupeve të cenueshme

1. Të gjithë personat e punësuar në institucione arsimore, të themeluara sipas këtij ligji, do të ndërmarrin të gjithë hapat e arsyeshëm që të sigurojnë se nxënësit dhe punonjësit nuk lëndohen apo u ekspozohen fjalëve dhe veprimeve fyese.

Fakti Nr. 4.

Fatmire Bujupi nuk ka bartur uniformë fetare porse një pjesë të veshjes islame (që në realitet nuk është vetëm islame sepse shami tan jeten e vet ka bajtë edhe Tereza e Lume!) ngase Fatmirja beson në shaminë si vlerë e femnes fisnike. Përderisa gjithandej pra edhe në Kosovë keqinterpretohet duke u perzie shamia me ‘jihab’ (perde) ose ferexhe. Levizjet modern që e politizojnë islamin, te kodifikuara nga Irani, Arabia Saudite, Afganistan dhe Shteti Islamik (IS), kanë interpretuar gabimisht fjalën arabe “hijab” duke e përdor si sinonim me “shami”. “Hijab” fjalë për fjalë do të thotë “perde” në arabisht. Kjo gjithashtu do të thotë “të fshehesh”, “pengim” dhe “izolim” per dikë ose per diçka. Në arabisht, fjala për “shaminë” është “Tarha”. E para, ky udhëzim administartiv ka të bëjë vetëm me nxënësit dhe kjo për arsimtarët dhe e dyta, shamia nuk është uniformë, porse është pjesë e kultures islame…

UDHËZIM ADMINISTRATIV I (MASHT) NR.6/2014 KODI I MIRËSJELLJES DHE MASAT DISIPLINORE PËR NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME TË LARTA

Neni 3 Ndalohet: 1.13. Bartja e uniformes fetare . Fakti Nr. 5.

Përderisa Kosova nuk ka ligj që e ndalon decidivisht shaminë akti ndaj Fatmire Bujupit asht diskriminues dhe cënon të gjitha të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë. Konventa europiane e të Drejtave të Njeriut ndalon diskriminimin, pa asnjë dallim, pra edhe fetar!

Konventa Europiane e te drejatve te Njeriut

Neni 9

2. Liria e shfaqjes së fesë ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

Neni 14

Ndalimi i diskriminimit Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.

Similar articles