Home Lajme KOSOVË Plagoset një infermier në QKUK

Është plagosur një infermier i Urologjisë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Pas kësaj ka reaguar Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ku përmes një postimi kërkojnë nga Policia e Kosovës që të ndërmarrin masa të menjëhershme në mbrojtje të infermierëve, sepse sipas tyre ky nuk është rasti i parë që po ndodhë, shkruan Indeksonline.Reagimi i plotë:Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.Kryesia e Sindikatës së infermierëve

KULTURË

0 47

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren