Plagoset një person te Santea në Prishtinë
Para pak minutash një person është plagosur në kryeqytet.
Rasti ka ndodhur më konkretisht në lagjen Santea në Prishtinë.
Burime të rtv Besa bëjnë me dije se personi në fjalë është goditur disa herë me plumba në këmbë.