Plagoset me armë një 39 vjeçar në Prizren, policia jep detajet e rastit
Është plagosur një person me armë zjarri në Prizren mëngjesin e sotëm në lagjen Bazhdarhane.
Lajmin e rtv Besa e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai ka thënë se në ora 8 e 50 minuta kanë marrë informatën për një të plagosur të moshës 39 vjeçare, ndërsa ka theksuar se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
“Policia në Prizren në ora 8 e 50 minuta ka marrë informacion se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se V.H, viti i lindjes 1982 siç kanë thënë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.
Ai tutje theksoi se ende nuk dihen rrethanat që kanë dërguar në plagosjen e tij por se njësitet e hetimit janë në fazën fillestare të tyre dhe se më vonë do të dalin me një njoftim të hollësishëm.