Home Sport POGBA NUK ËSHTË LIDER – THOTË TACCHINARDI

Alessio Tacchinardi mendon se Paul Pogba nuk është një lider dhe se Juventusi duhet të rindërtohet në mungesë të Carlos Tevezit.

Mesfushori francez këtë sezon e ka trashëguar numrin 10 nga sulmuesi argjentinas, mirëpo ish-futbollistit të Bianconerëve nuk i pëlqen qasja e 22-vjeçarit ndaj lojës dhe skuadrës.

“Pogba nuk është një lider, edhe për shkak të moshës, edhe për shkak të pozitës që ka në fushë. Në moshë 22-vjeçare nuk mund të presim që ai ta mbajë skuadrën në shpinë”.

“Në sezonin e kaluar këtë e bëri Tevezi, duke i kthyer shumë ndeshje dhe duke e mbajtur topin edhe kur ishte nën presion”.

“Pa argjentinasin, Juve është një shtëpi pa bazament dhe duhet të rindërtohet”, ka deklaruar Tacchinardi për Corriere dello Sport.