Home Lajme KOSOVË Policia arreston një të dyshuar për djegien e xhamisë në Lipjan

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për djegien e xhamisë në Magurë të Lipjanit.Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.“Sot me datën 21/10/2020 rreth orës 09:05 është pranuar një informatë se xhamia e vjetër në fsh.Magurë është duke u djegur, njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit për të intervenuar në shuarjen e zjarrit. Veprime hetimore jane ndermarr nga policia sipas procedurave dhe pas procesit të intervistimit me urdher të prokurorit kompetent një person i dyshuar ndalohet ne mbajtje per procedura te metejme ligjore”, ka thënë Hoxha.