Home Prizreni Online POLICIA ARRESTON TË DYSHUARIN PËR VJEDHJE SERIKE


Zëdhënësi i Policisë kapiteni Hazir Berisha njoifton se pas një pune intensive hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë arritur ta identifikojnë një të dyshuar me mbiemër Rama i cili në bashkëveprim edhe me një të dyshuar tjetër i cili tanimë ndodhet në paraburgim kishin kryer shumë vjedhje të rënda e ndër to edhe ajo në rrugën “Sezai Surroi” e datës 25 janar në market “Lindi” . Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe gjatë ballafaqimit me provat e sekuestruara, i njëjti ka treguar edhe për gjashtë raste tjera të vjedhjeve. Gjësendet e vjedhura i kishte shitur një i dyshuar i tretë në ketë rast i cili është marrë në pyetje në cilësi të personit të dyshuar e më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit Rama është vendos masa e arrestit. Disa nga gjësendet e vjedhura që janë gjetur nga policia i janë kthyer pronarit: njofton zëdhënësi Berisha.

KULTURË

0 2922

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...