Home Lajme Policia arreston të dyshuarit me material të gatshëm për printim të mijëra...

Policia arreston të dyshuarit me material të gatshëm për printim të mijëra dollarëve në Hoqë e Qytetit dhe në Mamushë

Me datën 20 janar 2020 njësiti i hetimeve rajonale në Prizren në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore ka realizuar një urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme në Rajonin e Prizrenit.
Si rezultat i hetimeve të përbashkëta dhe në vazhdimësi të rastit “Rrëmbim” i ndodhur me datë 19.09.2019 kur ishte rrëmbyer dhe mbajtur për disa ditë një shtetas me kombësi turke, pasi i njëjti ishte gjetur dhe liruar nga organet e policisë, në vazhdimësi të këtij rasti policia ishte në vënë në përcjellje te personave të dyshimtë në atë kohë.
Përveç arrestimit dhe ndalimit të dy personave, policia rajonale kishte zgjeruar hetimet dhe sot pas realizimit të një operacioni të gjerë në tri shtëpi në fshatin Hoqë e Qytetit dhe në dy shtëpi në Mamushë ka gjetur dhe sekuestruar:

– Material i gatshëm për printim të kartëmonedhave prej 50 dollarësh (mijëra copë)
– Vija identifikuese për kartëmonedha në “dollar”
– Shirita të sigurisë për kartëmonedhe në “dollar”
– Një makinë që dyshohet se mund të përdoret për prerje te bankënotave
– Një qese substancë e dyshuar për marihuanë 0.5 gram
– Një automjet i cili ka qenë i involvuar dhe përdorur nga të dyshimtit

Pas realizimit të urdhër-kontrollit dhe gjetjen e elementeve të dyshimtë të veprave penale me aktvendim të prokurorit të shtetit në afat prej 48 orë janë ndaluar të dyshimtit:
A.M i lindur ne vitin 1977,
Y.M i lindur në vitin 1991,
L.B i lindur në vitin 1987,
B.B i lindur në vitin 1986,
Lidhur me këtë rast një person tjetër është në kërkim nga hetuesia rajonale dhe rasti aktualisht është nën hetime. Për rastin rrëmbim janë duke i zhvilluar hetimet rajonale të policisë, ndërsa rasti i falsifikimit dhe gjetjes së narkotikëve hetimet po zhvillohen nga njësite e specializuara të policisë së Kosovës.