Home Lajme KOSOVË Policia bëhet gati për pranverë, shton kontrollet

Ardhja e Pranverës dhe shtimi i qarkullimit më të madh të automjeteve bujqësore ka shtyrë policinë e Kosovës që të shtojë edhe pikat e kontrollit.

Përmes një komunikate për media, policia njofton se krejt kjo po bëhet me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut.

Në bazë të kësaj, shkruan KP, njësitet policore të Komunikacionit Rrugor, do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e normave ligjore që kërkohen, duke përfshirë shpejtësinë e lejuar dhe përshtatjen e ngasjes së automjeteve me kushtet rrugës dhe shenjat e komunikacionit rrugor.

Po ashtu, policia kërkon dhe bënë apel që të ketë një kujdes më të shtuar të pjesëmarrësve në trafik, duke përfshirë edhe vet drejtuesit e mjeteve bujqësore, që ti respektojnë rregullat e trafikut dhe shmangies së pasigurisë në trafik.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, të ju përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

KULTURË

0 2729

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...