Home Lajme KOSOVË Policia e Kosovës nderon heroin Enver Zymberin

Policia e Kosovës për nder të kujtimit të veprës heroike të zyrtarit policor Enver Zymberi, do të organizojë ceremoninë e nderimit dhe homazheve pranë lapidarit të heroit Zymberi në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Në këtë ceremoni përkujtimore pritet të marrin pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Objekti i Administratës së re të Policisë së Kosovës. Ora ‪10:00