Home Lajme Policia e Kosovës:”Këto janë gjësende që shiteshin në Tregun e Gjelbërt…!(FOTO)

Policia e Kosovës:”Këto janë gjësende që shiteshin në Tregun e Gjelbërt…!

Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar:

• 5 shufra të metalit,
• 6 elektroshokë,
• 14 pako municion të pushkëve ajrore,
• 1 dylbi (të armës së zjarrit),
• 47 thika
• 16 boksa të metalit
• 6 pajisje për mirëmbajtje të armëve,
• 4 këllëf për shufër,
• 27 këllëf të armës,
• 7 këllëf për municion të pushkës së gjuetisë.

​I dyshimti F. H. i lindur në vitin 1983, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merren hetimet e Stacionit Policor në Suharekë.