Home Lajme Policia jep detaje për aksidentin e ndodhur në rrugën Prizren – Prevallë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prizren.Në aksident janë të përfshira dy vetura.Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime rreth orës 08:16, në rrugën Prizren-Reçan në afërsi të tunelit. Në aksident ishin përshirë dy automjete. Dhe në bazë të informatave të para janë dy persona të lenduar për të cilet është njoftuar emergjenca, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes. Njësiti i trafikut rajonal në Prizren është duke u marrë me rastin. Per informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Osmanollaj.