Home Lajme KOSOVË Policia jep detaje për përfshirjen nga zjarri të një veture në autostradë...

Një veturë është përfshirë nga zjarri në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka dhënë detaje rreth incidentit ku kanë reaguar policia dhe zjarrëfikësit.

“Rreth ores 16:10, nje automjet eshte perfshire nga zjarri ne autostradë, km 24 – Prizren. Njesitet policore dhe zjarrfikësat kane reaguar ne lokacion dhe kane ndermarr veprimet e nevojshme. Nuk raportohet deri tani per ndonje person te lenduar, perderisa jane duke u zhvilluar procedurat e nevojshme per te sqaruar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.