Home Lajme Policia jep detaje për vrasjen në Prizren: I dyshuari gjuajti me armë...

Një person ka mbetur i vrarë pas një shkëmbim zjarri që ka ndodhur në lagjen Tusuz të Prizrenit.Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka bërë të ditur se në Lagjen e Trimave në Prizren të njohur se ‘Tusuz’ ka hasur në personin e dyshuar me inicialet B.Sh., i njohur me nofkën ‘Qorri’, i cili ishte në kërkimn për tentim vrasje.Sipas Policisë, personi i dyshuar kur ka vërjetur njësitin policor, ka filluar të gjuajë më armë në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët në vetëmbrojtje janë detyruar t’i kundërpërgjigjen të dyshuarit.“Nga shkëmbimi i armëve të zjarrit është plagosur personi i dyshuar, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore. Nga mjekët kompetent është konfirmuar se personi i dyshuar nga plagët e marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, pavarësisht se në ç’farë situte mund të ndodhet, me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe parandalimit të krimit”, thuhet në fund të njofimit.