Home Lajme KOSOVË Policia në Prizren ka shqiptuar 151 tiketa për mos respektim të masave...

Me datën 21 nëntor 2020, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 151 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 43 lokale dhe janë shqiptuar 5 fletparaqitje për biznese.Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqitpuar edhe 83 tiketave të kundërvajtjeve në komunikacion, dhe në bazë të një urdhërarresti të gjykatës është ndaluar 1 person në afat prej 48 orë.Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë,thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

KULTURË

0 62

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren