Home Lajme Policia Rajonale raporton për punën një vjeçare duke theksuar se kanë shënuar...

Policia Rajonale raporton për punën një vjeçare duke theksuar se kanë shënuar rezultate pozitive

Policia Rajonale sot ka raportuar për punën një vjeçare të Policisë rajonale në Prizren. Në këtë shënim sot prezantuan edhe kryetarët; Mytaher Haskuka , kryetari i komunës së Therandës Bali Muharremaj, pastaj përfaqësuesit e komunës së Sharrit dhe Mamushës, nga Policia e Kosovës , Gjykata Themelore, Prokuroria Spitali shoqatat e afaristëve dhe mysafirë ët shumët. Për punën dhe sukseset e një viti pune të policisë rajonale fillimisht togeri Shaban Osmanollaj tha se vitin 2019 ishte viti me rezultate më të mira në dekadën e fundit.
Për punën një vjeçare të policisë rajonale kolonel Faton Alija drejtor i policisë rajonale referoi duke treguar se gjatë vitit të kaluar ka pasur rënie të grabitjeve prej 45 %, janë konfiskuar armë në ahengje 160 armë të ndryshme ka pasur zbulueshmëri prej 82 % të rasteve dhe të tjera rezulate.


Kurse për punën dhe angazhime te policisë ka folur edhe kolonel Gazmend Hoxha nda drejtoria er divizionit për siguri.
Në emër të kryetarëve të komunave sot këtë takime përshëndeti kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, i cili tha se urojmë punën e policisë derisa premtojmë se këtë vit do ët shtojmë sigurinë dhe sidomos me kamera në rrugë dhe vende publike Po sot, janë nderuar me mirënjohje edhe të gjithë pjesëtarët e policisë nga sektorë ët ndryshëm që janë treguar të suksesshëm gjatë vitit që shkoi.