Home Lajme KOSOVË Policia, shëndetësia e arsimi në grevë, ditë të zeza mund ta presin...

Policia, shëndetësia e arsimi në grevë, ditë të zeza mund ta presin Kosovën!

Vendimi për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Paga, i ka acaruar pa masë mijëra qytetarë kosovarë. Të indinjuar e mllefosur janë edhe Sindikatat që mbrojnë të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Indeksonline merr vesh se në këto momente është duke ndodhur një takim mes Sindikatës së Arsimit, Shëndetësisë dhe asaj të Policisë për të planifikuar reagimin pas këtij vendimi.

Blerim Syla nga Sindikada e Shëndetësisë ka konfirmuar se janë dakorduar së bashku me dy Sindikatat e tjera për hapat juridik e praktik pas këtij vendimi.

Madje Syla ka thënë për Indeksonline se ka kërkesa të menjëhershme për bojkot.

“Bashkë me SBASHK dhe Sindikatën e Policisë do të vendosim për hapat juridik të menjëhershëm. Kemi kërkesë për bojkot të menjëhershëm” ka thënë Syla për Indeksonline.

Greva ka paralajmëruar edhe Policia e Kosovës. Shaban Tasholli ka thënë se do t’i përdorin të gjitha masat kundërshtuese, duke përfshirë edhe grevat, kundër këtij vendimi.

KULTURË

0 2980

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...